Mijëra njerëz janë mbledhur për të protestuar në mes të New York-ut kundër Presidentit të SHBA, Donald Trump.
“No Kings”, një koalicion grupesh me prirje të majta protestojnë kundër Donald Trump ndërsa mbi 2500 tubime janë organizuar në të gjithë SHBA-në.
Guvernatorët republikanë kanë vendosur trupat e Gardës Kombëtare në gatishmëri, ndërsa është e paqartë për praninë ushtarake.
Organizatorët e protestës thonë se tubimi do të sfidojë “autoritarizmin” e Donald Trump. Në të gjithë Evropën, protestuesit kanë dalë në rrugët e Berlinit, Madridit dhe Romës për të treguar solidaritet me homologët e tyre amerikanë.
