E premtja e 31 korrikut u shënua si një nga ditët më të dhimbshme për familjen e Milanit, pas humbjes së një prej figurave më të mëdha në historinë e klubit, Franco Baresit, kapitenit legjendar dhe simbolit të kuqezinjve.
Megjithatë, mes reagimeve të shumta, një mungesë ka tërhequr vëmendjen: ajo e Zlatan Ibrahimovic.
Disa tifozë të Milanit kanë kritikuar ashpër heshtjen e suedezit, duke shprehur zhgënjim për mungesën e një homazhi ndaj një prej legjendave më të mëdha të klubit. Të tjerë kanë reaguar me ironi, duke bërë shaka për arsyet e mundshme të mungesës së postimit.
Debati është përqendruar te raporti i respektit ndaj historisë së Milanit dhe figurave që kanë ndërtuar identitetin e klubit ndër vite, ndërsa Ibrahimovic ende nuk ka bërë një reagim publik për këtë çështje./ad
