Rolando Maran mbajti konferencën për shtyp në prag të sfidës me Izraelin. Nesër do të vijë edhe debutimi i tij si trajneri i ri i Shqipërisë.
Është e rëndësishme të theksoj që kam parë disponibilitet shumë të madh nga lojtarët. Nuk është e thjesht të luash në ndeshje të tilla. Lojtarët vijnë nga një fund sezoni i vështirë, stresues dhe shumë i gjatë. Janë treguar profesionistë të vërtetë. Kam shumë gjëra në mendje. E rëndësishme që të jetë skuadër funksionale, edhe nga aspekti fizik, cilët janë lojtarët me më shumë cilësi. Janë dy ndeshje që masin forcën dhe duhet të llogarisim lojtarët për të dyja ndeshjet. Kam parë disponibilitet të mirë, kjo ka rëndësi. Sigurisht duke shtuar edhe kurajon për të dalë në fushë dhe për të mirë ndeshje të mirë. Ky është elementi kryesor.
Ajo që është në fokus është që të jemi Shqipëri që kërkon të bëjë ndeshjen më të mirë të mundshme. Ka qenë e vështirë për të përkthyer çfarë kemi përgatitur për atë çfarë pritet në fushë. Ajo që kam parë dhe më ka pëlqyer, është dëshira dhe motivimi i lojtarëve. Do të shohim si do përkthehet në fushë. Nuk është e lehtë me Izraelin, i bën skuadrat e tjera të luajnë keq dhe të bën të vraposh pa top. Duhet të japim shumë intensitet dhe të mos krijojmë shumë hapësira për ta. Do jetë test i mirë dhe stimulues për lojtarët.
Koha nuk është asnjëherë e mjaftueshme, kur je trajner dhe punon me një kombëtare. Janë shumë pak ditë që ke në dispozicion për të vendosur idetë e tua dhe për t’u njohur me lojtarët. Besoj se ka mjaftuar koha për një koncept të qartë se si duhet të luajmë. Më pas çfarë do jetë e rëndësishme, është si do përkthehet në fushë nga lojtarët. Na ka shërbyer kjo kohë edhe për t’u njohur. Do na shërbejnë për t’u njohur jo vetëm me idetë e futbollit dhe si do luajmë, por edhe për të gabuar dhe për t’u përmirësuar. Duhet të kemi qasjen e duhur, skuadra të jetë mendërisht e përgatitur. Nga se kam parë nga motivimi dhe energjia në skuadër, është sinjal i qartë që skuadra është në pikën e duhur.
Rezultati është i rëndësishëm, por edhe performanca. Sidomos nëse kemi performancë të mirë dhe vjen edhe rezultati, do të përbënte një ndeshje perfektë. Janë dy ndeshje miqësore, por gjithmonë ka rëndësi rezultati. Për tifozët, ne luajmë këtu në shtëpinë tonë dhe tifozët shpresojnë të dalim me fitore. Kur ti futesh në fushë si skuadër, hy për rezultat pozitiv dhe për të shkuar te fitorja. Shpresojmë të marrim këtë rezultat. Do jetë e vështirë, do ishte ndeshje perfekte me rezultat dhe performancë të mirë.
Sigurisht nuk është ndeshja PSG-Arsenal, por Shqipëria dhe ne duhet të krijojmë ADN-në të bazuar në karakteristikat e lojtarëve tonë. Nëse një trajner e mban të sigurt ose e konsideron një ide të tijën si absolute, nuk mund të evulojë. Dhe unë i vë në diskutim idetë e mia përherë dhe kjo është mënyra si një trajner rritet në vazhdim. Futbolli dhe lojtarët kanë ndryshuar në vitet e fundit. Ajo që më pëlqen është se skuadra që del në fushë, duke u bazuar te karakteristikat e lojtarëve, të mbyllë ndeshjen dhe të sigurojë rezultat pozitiv. Do mundohemi të fshehim vështirësi që të vendosin në problematika dhe me kundërshtarin. Më pëlqen të kem skuadër agresive. Më pëlqen ta kem topin vetë dhe që skuadra hy në fushë për fitore. Kundër Izraelit do jetë e vështirë sepse skuadër që fshihet te detajet e posedimit të topit te rivalët. Do jetë test provues, por kërkoj që skuadra jonë të jetë me kurajo dhe me personalitet në fushë nesër.
Sigurisht që kam provuar disa gjëra dhe pse ka pasur pak kohë për t’u përgatitur. Jemi bazuar te karakteristikat e lojtarëve, për të gjetur sa më shumë zgjidhje si do luajmë. Jemi fokusuar te cilësitë ofensive të lojtarëve dhe mënyra si ata i përgjigjen sulmit dhe ideve tona. Sigurisht në këtë ndeshje do shohim disa ndryshime nga më parë. Ka pasur shumë pak koh;./mxh
