Last Updated on 24/07/2025 by adminfjala
Viktor Gyokeres pritet që nesër të kryejë testet mjekësore tek Arsenal, ku do të transferohet për 73,5 mln euro.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi tashmë mund të cilësohet lojtar i ri i Mikel Artetës, sepse akordi është arritur që të martën.
Sportingu ka pranuar ofertën e fundit nga Arsenali për 63.5 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.
Gyokeres është afrimi i pestë i Arsenalit. Më parë janë afruar Kepa, Christian Norgaard, Noni Madueke dhe Martin Zubimendi. m.p.
