Last Updated on 03/11/2026 by EL
Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë nesër vendimin për çështjen e Vlora Hysenit. Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror nuk ka marrë pjesë në seancën e zhvilluar në Apelin e Posaçëm.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Në seancë është i pranishëm avokati i saj, Kastriot Selita.
Ndaj Hysenit GJKKO ka caktuar më herët masën ‘arrest shtëpie’, pasi akuzohet për përfshirje në skandalin e AKSHI-it, ku ndihmonte biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ai ishte në arrati.
/et
