Last Updated on 14/10/2026 by EL
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pasi nuk u pranua në protestën e zhvilluar këtë të martë në Tiranë, ku protestuesit e goditën me shishe uji.
Në një reagim në rrjete sociale Paloka ngre pretendime se u përzu nga persona që sipas tij i shërbejnë Edi Ramës dhe që po përpiqen të përçajnë protestuesit e të shuajnë revoltën.
“Ata që morën përsipër provokimin sot janë të vegjël përpara qëllimit madhor, që është rrëzimi i regjimit. Sidoqoftë, me veprimet e tyre nuk do të shpëtojnë dot as Ramën dhe as veten!”,- shkruan Paloka ndër të tjera.
Nje sqarim i detyruar
Qorrat e kuq dhe sherbetoret e Rames me mikrofon nuk do ta shuajne dot protesten sic kane marre detyren!
Une kam nje jete e jam rritur ne protesta kunder regjimeve duke filluar nga dhjetori ‘90 kur isha vete student e deri me sot! Kam bere dhe burg per organizim protestash! Kam kaq kohe qe ju bej thirrje qytetareve shqiptare qe te reagojne per te drejtat e tyre, per te ardhmen e femijeve tane e sigurisht qe pasi ju bej thirrje te tjereve te revoltohen, nuk mund te qendroj vete ne shtepi. Prandaj ta harroje jo Qorri e klyshet e kuq te tij , apo ndonje sherbetor tjeter mikrofoni , po kushdo se me imponon mua qendrimin ndryshe ! Ata qe moren persiper provokimin sot, jane te vegjel perpara qellimit madhor qe eshte rrezimi i regjimit. Sidoqofte me veprimet e tyre nuk do shpetojne dot as Ramen e as veten!
Sa per ate qe ndodhi , po sqaroj; isha prej disa oresh pikerisht ne pjesen me te nxehte te protestes , jo pa qellim , po per te mundur t’ju vije ne mbrojtje e per te mos lejuar skenat makabre te dhunes se banditeve qe pame nje dite me pare! Nderkohe qe hidhej gaz e uje ndaj protestuesve, kam qendruar pa levizur vendit. U takova e pershendeta me dhjetra studente e protestues aty. E me sa duket pikerisht kjo ja u ka prishur terezine atyre qe e mbanin revolten zvarre e qe jo per here te pare sherbejne si zjarrefikes te protestave kunder Rames. Arlind Qorri ka kohe qe perdoret per percarjen e protestuesve, qe ne protestat e para te studenteve. Eshte puthador dhe i perdorur nga Rama! E nuk eshte i vetem ne kete rast. Jane keta qe jane perpjekur te shuajne revolten e qytetareve me thirrjet per gjoja protesta paqesore e duke kerkuar te largojne nga protesta pjesen me te madhe te popullit opozitare, demokratet!
Keta provokuan edhe sot ! Sidoqofte une zgjodha , mbase dhe me kosto personale, te mos u jepja mundesi perfitimi atyre qe kane marre detyre e paguhen nga Rama te percajne e prishin protesten!
Demokratet kane 15 vite qe sakrifikojne, burgosen e gjakosen e sigurisht nuk do ndalen sot! Regjimi nuk shpeton dot , po dhe sherbetoret do marrin restin!/ET