Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti ka bërë me dije se do të jetë prezantuesja e Festivalit të Pranverës për këtë vit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bleona thotë se nuk do të jetë vetëm prezantuese, por dhe do të performojë në skenën në të cilën nisi karrierën.
Festivali i Pranverës zhvillohet në datat 6 dhe 7 qershor.
Postimi i Bleona Qeretit
SHQIPËRI… shihemi më 6 & 7 Qershor.
Këtë herë nuk vij vetëm për të prezantuar Festivalin e Pranverës – por edhe për të rikthyer një copëz të historisë sime.
Mezi pres të performoj live në një skenë nga e cila unë nisa karrierën time – një skenë që gjithmonë ndihet si shtëpi.
See you at Festivali i Pranverës.
Le ta bëjmë këtë pranverë të paharrueshme./mxh
