Mbi 20 persona mbetën të lënduar pasi një burrë besohet se ka spërkatur një substancë të panjohur brenda një qendre të njohur tregtare në kompleksin Ginza 6 të Tokios në Japoni.
Siç u njoftua nga autoritetet vendase, të lënduarit u ankuan për shfaqje të papritur të disa simptomave, përfshirë kollën dhe dhimbjen e fytit.
Të gjithë të lënduarit u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor, thonë mediat e huaja, ndërsa policia e kryeqytetit japonez ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e mistershme./mxh
