Një tjetër lojtar shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës këtë fundjavë. Bëhet fjalë për Odise Roshin, që ishte protagonist në Ligën e Parë turke.
34-vjeccari shënoi golin e vetëm për Keciorengucu, në humbjen 2-1 ndaj Igdir në shtëpi.
Roshi shënoi me roveshatë në fundin e pjesës së parë, për të barazuar përkohësisht rezultatin.
Në 14 ndeshje të luajtura këtë sezon, shqiptari ka shënuar dy gola, ndërsa ka dhënë edhe dy asiste.
Roshi e njeh mirë kampionatin, pasi aty ka luajtur me disa skuadra.
