Mijëra pacientë në Rripin e Gazës janë ende në pritje të evakuimit mjekësor, pavarësisht armëpushimit, tha të martën zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tarik Jasarevic.
Sipas tij, që nga tetori 2023 janë evakuuar nga Gaza 12,913 pacientë, mes tyre 6,186 fëmijë, së bashku me rreth 16 mijë shoqërues.
Jasarevic tha se evakuimet aktualisht kryhen tre deri në katër herë në javë. Vetëm gjatë javës së kaluar, nga 2 deri më 8 gusht, u evakuuan 101 pacientë dhe 164 shoqërues.
OBSH thekson se mijëra pacientë të tjerë vazhdojnë të presin për trajtim jashtë Gazës, ndërsa sistemi shëndetësor në territor mbetet nën presion të madh.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, që nga tetori 2023, sulmet izraelite kanë shkaktuar 73,386 viktima dhe 174,256 të plagosur. Ministria thotë se 1,258 persona janë vrarë dhe 4,145 janë plagosur që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025./ad
