Last Updated on 24/09/2025 by adminfjala
Opozita pretendon se i është hequr e drejta për të shprehur shqetësimet në Kuvend.
Dhe këtë e lidhin me programin e Qeverisë i cili u miratua për 25 minuta, pasi opozita ndërpreu seancën.
Sipas deputetit të PD-së, Bardh Spahia janë për të diskutuar çështje të rëndësishme si programi qeveritar që u kalua javën e kaluar dhe jo “kleçka” ligjore, si rasti i Diellës.
“Doja të diskutonim për atë pseudo program të qeverisë dhe jo të mos kërkojnë kleçka ligjore ndërkohë që është një çështje thellësisht politike. Këtu jemi për të diskutuar për çështje siç është programi, rendi e siguria, shëndetësia që është shqetësim kryesor i qytetarëve, por që në mënyrë absurde po i hiqet opozitës shqiptare dhe fshehemi pas kleçkave për të hequr vëmendjen nga thelbi“, tha Spahia./E.S
