Ditët e fundit, duket se po thellohet disidenca e Elisa Spiropalit ndaj regjimit të Edi Ramës.
Lidhur më këtë çështje, kanë debatuar Ylli Rakipi dhe Preç Zogaj në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Debati:
Ylli Rakipi: Pse ke këtë vlërësim për Spiropalin? Ç’ka bërë Spiropali për të merituar gjithë këtë respekt, por edhe mbrojtje?
Preç Zogaj: Spiropali si figurë e lartë e PS, që ka patur poste nga më të larta, kishte dy rrugë ose të heshte dhe të ikte me bisht ndër shalë…
Ylli Rakipi: Për çfarë? Garë mes dy femrave?
Preç Zogaj: Mospjesëmarrja e Spiropalit në mos votimin e imunitetit të Ballukut, është akt politik. Duke qenë ministre e jashtme, ka qenë e informuar se si do të reflektojë pranë kryeqyteteve të perëndimit, vendimi i Ramës për të sfiduar drejtësinë. Do të ishte e pafytyrë, të votonte dhe të bëhej servile e vogël, konformiste e vogël.
Klodiana Lala: Nuk ishte e tillë për 14 vjet në pushtet?
Preç Zogaj: Nuk është temë debati. Të themi ore Ismail Qemali ai deputeti servil i Sulltanit?
Ylli Rakipi: Klodi po thotë që kjo e bëri, se u mërzit që e hoqi Rama. Po sikur të mos e kishte hequr, do ta bënte?
Andi Bushati: Po ka shumë aty, që janë hequr dhe nuk kanë folur. Është e rrallë në PS.
Preç Zogaj: Po të mos e hiqte, Rama do të dilte se ishte me Spiropalin. Rama duke e hequr ka bërë ndarje në parti. Njoh me dhjetëra që nuk donin të votojnë, por ai e imponoi me fuqinë e pushtetit. Kjo rezistoi, më duket akt kurajoz. Ka dy gjëra, akti, e dyta si i thua, ka shumë rëndësi. Elisa i thotë shumë bukur këto. Ajo është si skaner i problemeve që kanë dekantuar edhe duke qenë ajo aty. Del gjithmonë një zë brenda një formacioni politik, që i nxjerr dhe artikulon këto probleme. Elisa ka reaguar ndaj qëndrimit të Ramës.
Ylli Rakipi: Ka patur edhe njerëz të tjerë. Tani me këtë na vjen për të vjellë.
Preç Zogaj: Po mbaje veten.
Ylli Rakipi: Po pse nxehesh ti?
Preç Zogaj: Kryetari i PS mendon se partia e tij është e bardhë dhe gjithë shoqëria e zezë. Ky është vizion bardhë e zi. I tha ose rri te e bardha… Kjo i përgjigjet nje vizioni manikeist, që ka pjellë diktatura. Mendojnë se tani i ka hyrë tmerri Elisës se i hodhi paralajmërimi, por ajo i përgjigjet me një status. Ka numëruar 5-6 nëse, janë pesë maska që duhet të heqë Rama për ta përjashtuar dhe të dalë një Enver./kb
