Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania garën për kryetar të Partisë Demokratike.
Sipas tij, brenda PD nuk ka asnjë garë pasi Berisha është i vetmi që do ta drejtojë këtë parti sa të ketë jetë.
“Është e qartë që nuk ka garë, e vetmja gjë që e bën qesharake është pse nuk i lejon gjithë këta të tjerët të garojnë, t’i mundë të gjithë. Ajo është parti e Sali Berishës dhe sa të marrë frymë do të jetë kryetar i kësaj partie. Këto zgjedhje nuk janë një zgjidhje politike e PD, është diçka e brendshme, ajo që do më interesonte do të ishte sa zgjidhje do të ishte PD për politikën në Shqipëri.
Vetëm ankesa kanë, i vjedh Rama, i vjedh ky. Edhe sikur të mblidhen të gjithë bashkë ata, 70 mijë prapë Berisha i fiton. Pjesa e debatit me kandidatët është qesharake, lëri të garojnë, por po të bënte këtë nuk është më Saliu, nuk mund të presim të ndryshojë Berisha në këtë kohë”, tha Manjani./kb
