Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me bllokimin e aksit Qafë Thore-Theth nga rënia e ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike.
ARRSH ka bërë me dije se, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.
ARRSH iu ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.
“NJOFTIM
Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht.
Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./Kb
