Last Updated on 17/04/2026 by Anisa
Pak orë para protestës kombëtare të paralajmëruar para kryeministrisë, kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrjen e fundit qytetarëve që të bashkohen.
Berisha thotë se kjo do të jetë një kryengritje paqësore, por më e fuqishmja që Shqipëria ka njohur, sikundër ka thënë edhe për protestat e mëparshme.
Berisha thotë se shqiptarët duhet të ngrihet kundër Edi Ramës dhe vendimeve të qeverisë së tij.
“Kryengritjen e tyre paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ngrihen mbi dhunën, për të mbrojtur nderin e çdo shqiptari ndaj një agresioni të rëndë, të një organizatë kriminale të drejtuar nga Rama. Akti i fundit i Ramës, është akti më armiqësor që ka ndërmarrë në serinë e akteve armiqësore. Bllokimi i heqjes së imunitetit nga Edi Rama ishte një mburojë për veten e tij pasi në dosjen e Ballukut Rama është aksionet me 60% të veprave kriminale që mban ajo dosje”, tha Berisha.
Ndërkohë sipas tij një tjetër arsye për t’u ngritur në protestë është dhe çmimi i naftës.
“Të gjitha vendet në europë dyfishuan subvencionet për naftën për fermerët, Rama me një akt të papërgjeshmërisë absolute e hoqi dhe atë pak që jepte”, tha Berisha.
