Last Updated on 28/10/2026 by Monika
Gazetari Mentor Kikia në një postim në Facebook ka komentuar ligjet e reja të paketës fiskale. Në veçanti ai fokusin e ka vënë te taksa e qarkullimit.
Kikia ka ironizuar pretekstin e uljes së çmimit të naftës nëpërmjet heqjes së taksës së qarkullimit. ‘Si mund të dalësh sihariq që po ulim çmimin e naftës’, ka thumbuar ai.
Sipas tij, në këtë mes nuk ekziston ulja.
Ai shton se shifrën që përfitonte shteti nga taksa e qarkullimit, gjithsesi do ta përfitojë duke i barazuar numrat nëpërmjet taksave vjetore të makinës. Dhe gjithë kjo siaps Kikias është një manovër e pastër për të taksuar dhe makinat elektrike, të cilat dhe siaps shifrave zyrtare të përditësuara vit për vit nga DPSHTRR janë shtuar.
Duke parë këtë trendin e shtimit të makinave që nuk përdorin karburantin tradicional, shteti po përpiqet me metodat e tij të gjejë shtigje për të përfituar në buxhet./mxh
