Last Updated on 27/10/2026 by EL
Pas kundërshtimeve te artikuluara gjate dites se sotme për ndryshimet e propozuara në paketën fiskale 2027, kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në platformën X, ku u drejtohet kritikëve të masave të reja fiskale.
Rama i cilëson dokumentet që kanë qarkulluar si dokumente pune të dala pjesërisht, ndërsa paralajmëron se nesër qeveria do të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit dhe paketës fiskale.
“Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”, shkruan Rama./ET
