Pallati mbretëror i Norvegjisë njoftoi këtë të dielë në mbrëmje se funerali i mbretit të ndjerë Harald V është caktuar për datën 9 shtator. Ai ndërroi jetë mëngjesin e së premtes.
Familja mbretërore norvegjeze i bëri sot homazhe në një shërbim përkujtimor, ndërsa njerëz në të gjithë vendin u mblodhën për ceremonitë në nder të monarkut popullor.
Mbreti i ri Haakon VIII mori pjesë në shërbimin përkujtimor në kishën në Asker me fëmijët e tij, Princeshën e Kurorës Ingrid Alexandra dhe Princin Sverre Magnus, si edhe nënën e tij Mbretëreshën Sonja.
Gruaja e Haakon, Mbretëresha e re Mette-Marit, nuk mori pjesë për arsye shëndetësore.
Në të gjithë Norvegjinë, kishat dhe katedralet gjithashtu mbajtën shërbime në kujtim të monakrut./kb
