Derbi mes Evertonit dhe Liverpoolit, i vlefshëm për javën e 12-të në Premier League, nuk ka prodhuar fitues duke u mbyllur në barazim 1-1.
Skuadra e Liverpoolit e nisi shumë mirë takimin dhe arriti të kalojë menjëherë në avantazh që në minutën e 5-të. Ishte Szoboszlai ai që gjeti rrugën e rrjetës, duke finalizuar saktë pas një asisti të marrë nga Wirtz.
Megjithatë, festa e miqve nuk zgjati shumë, pasi vendasit ia dolën të rikthejnë shpejt ekuilibrin në fushë. Në minutën e 25-të, Everton barazoi shifrat duke përfituar nga një autogol i Frimpong, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Gjatë fraksionit të dytë të lojës, të dyja skuadrat u përpoqën të gjenin golin e avantazhit dhe të fitores, por tentativat e tyre nuk sollën ndryshim në rezultat.
Me këtë ndarje pikësh, Liverpool mban vendin e katërt në renditjen e Premier League me 22 pikë të grumbulluara. Nga ana tjetër, Everton pozicionohet në vendin e tetë me 17 pikë, duke mbetur pesë pikë pas rivalëve të qytetit./mxh
