Last Updated on 17/02/2026 by Kesjana
Ditën e martë, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, më të theksuara në pjesën e parë të ditës.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët dhe mesatar, në formë shtrëngatash afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit.
Në jug, në orët e para të mëngjesit, reshjet priten me intensitet deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore. Gjatë ditës reshjet e shiut pritet të vijojnë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, hera-herës lokalisht deri mesatar me shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, verilindje – lindje në lartësitë mbi 500-700 metër dhe juglindje-jug në lartësitë mbi 700-800 metër, priten reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 3-5 ballë/kb
