Juventusi ka mposhtur Napolin me rezultatin 2-0 në javën e 10-të të Serisë A.
Skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti zhbllokoi takimin në pjesën e dytë falë një supergoli nga i riu Kerim Alajbegoviç, i cili realizoi për herë të parë në Serinë A.
Situata u rëndua për napolitanët pak minuta pas golit, kur mbrojtësi Luka Marianuçi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë ekipin me dhjetë lojtarë.
Bardhezinjtë përfituan nga epërsia numerike dhe vulosën suksesin tre minuta para fundit me anë të Jeremy Boga, i cili shënoi me një goditje të harkuar.
Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e shtatë të klasifikimit, duke parakaluar pikërisht Napolin.
Ky rezultat heq presionin mbi trajnerin Spaleti, ndërsa rrit pikëpyetjet për skuadrën napolitane./k.m
