Territori shqiptar do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët gjatë gjithë paradites, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në zonat bregdetare.
Sipas MeteoAlb, orët e pasdites do të sjellin kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit, të cilat më të dukshme do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Megjithatë, nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të mbetet prezent edhe gjatë natës.
Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi kryesisht jugor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë./k.m
