Një qendër e presionit të ulët atmosferik e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik do të sjellë në vendin tonë vranësira të dendura, të cilat në zonat veriore dhe veriperëndimore do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu. Herë pas here priten stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike.
Sipas MeteoAlb, orët e pasdites dhe në vijim do të paraqiten me vranësira dhe shira në të gjithë territorin e vendit, ku intensiteti më i lartë i tyre do të jetë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe renie të theksuar në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 8°C, temperatura më e ulët e shënuar në Pukë, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 25°C, përkatësisht në qarqet Elbasan dhe Fier.
Era do të fryjë e fortë, duke arritur shpejtësinë mbi 75 km/h nga drejtimi permanent jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 ballë./k.m
