Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve të metereologëve, era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Në zona të caktuara përgjatë vijës bregdetare, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 14 metra në sekondë.
Sa i përket detit, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë./kb
