Moti i ditës së soe pritet të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me reshje të herëpashershme dhe ulje temperaturash në të gjithë territorin.
Sipas të dhënave nga sinoptikanët, zonat bregdetare do të përjetojnë vranësira të dendura që herë pas here shoqërohen me reshje të lehta shiu. Era do të fryjë mesatare nga jug-perëndimi, duke krijuar dallgëzim të moderuar në det.
Në zonat e ulëta dhe të mesme, dita do të nisë me vranësira dhe reshje të dobëta, të cilat intensifikohen në orët e pasdites. Temperaturat minimale zbresin deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nuk pritet të kalojnë 14°C.
Ndërsa në zonat malore, priten reshje shiu në zonat më të ulëta dhe reshje bore mbi 1,200 metra lartësi. Temperaturat në këto zona zbresin deri në -2°C gjatë mëngjesit, ndërsa gjatë ditës mbeten të ulëta, rreth 5°C.
Meteorologët paralajmërojnë se në mbrëmje situata mund të sjellë shtim të reshjeve dhe rënie të mëtejshme të temperaturave. /K.M
