Last Updated on 05/03/2026 by EL
Teksa në Parlament po diskutohej projektligji për Arsimin, salla e seancës plenare thuajse ishte bosh, pasi deputetët dhe ministrat, thuajse janë larguar të gjithë.
Në lidhje me ketë, deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar mungesën e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro.
Braçe tha se po diskutohet për një çështje kaq të rëndësishme dhe mungesa e ministres është një problem i madh.
“Ky parlament ka probleme të mëdha me arsimin. Të diskutohet për një çështje kaq të rëndësishme dhe salla të jetë bosh për shumicën e kohës reflekton shumë. Të mungojë edhe ministrja e Arsimit pastaj, është problem akoma më i madh,” deklaroi Braçe./et
