Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë të re, e cila kërkon vendosjen e një moshe minimale prej 16 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale në të gjithë vendet e Bashkimin Evropian.
Sipas dokumentit, fëmijët nën këtë moshë nuk duhet të kenë qasje në platforma online pa autorizim nga prindërit ose kujdestarët.
Rezoluta parashikon gjithashtu një kufi të dytë moshe, fëmijët nën 13 vjeç të mos lejohen aspak të përdorin rrjetet sociale, platformat e shpërndarjes së videove dhe shërbimet e inteligjencës artificiale që funksionojnë si “shokë virtualë”.
Deputetët evropianë argumentojnë se masat janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin mendor të të rinjve, duke theksuar se ekspozimi i hershëm ndaj përmbajtjeve online, krahas presionit social dhe algoritmeve që nxisin varësi, po shkakton rritje të problemeve psikologjike tek adoleshentët.
Megjithatë, dokumenti i miratuar nga Parlamenti Evropian nuk është ligj dhe nuk ndryshon automatikisht rregullat në vendet anëtare.
Rezoluta konsiderohet një thirrje politike për vendimmarrësit në nivel kombëtar dhe evropian që të marrin masa konkrete për mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën digjitale./mxh
