Zëvendësdrejtuesi dhe drejtuesi i komanduar i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta është propozuar nga treshja e prokurorëve të SPAK për të marrë drejtimin e “FBI-së” shqiptare. Gara 4 mujore është mbyllur dhe më datë 11 Dhjetor ai do të votohet.
Altin Dumani si kreu i Komisionit të Vlerësimit dhe dy anëtarët Arben Kraja e Behar Dibra, kanë rënë dakord që Joni Keta të jetë kandidati i propozuar zyrtarisht në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për të marrë drejtimin e BKH-së.
Zgjedhja është caktuar të mbahet më datë 11 Dhjetor dhe aty pritet të shihet nëse ai do të marrë votat e nevojshme nga anëtarët e qeverisë së prokurorëve, për detyrën, që gjithsesi e ka bërë për disa muaj si i komanduar. m.p.
