Last Updated on 27/11/2026 by Monika
Kreu i Sindikates se Studentëve, Sandër Kovaçi ka folur për krijimin e nismë së re nga një grup studentësh, e emërtuar “Të Basshkuar për Shqipërinë”, e cila u shpall një ditë më parë.
Protesta/ Grupi i studentëve shpall partinë e re: Mbledhim firma në të gjithë Shqipërinë
Kovaçi në një intervistë u shpreh se subjekti i ri politik nuk ka asnjë lidhje me studentët, pasi nuk është produkt i sheshit, por pordukt i fraksionimit të tyre. Sipas kreut të Sindikatës kushtuar studentëve, për një parti studentore duhet minimumi një numër prej 500 studentësh, por kjo nuk garantohet.
Kovaçi theksoi se në partinë e saposhpallur mund të ketë eksponentë që kanë qenë pjesë e protestës, por kjo nuk përkthehet në titullimin s e partia e re është një produkt i portestës, pasi siç përmendi nuk garantohet as numri më i ulët për të hapur një parti, duke qenë se ata në shesh nuk janë pjesë e nismës në shumicë, por vetmë disa individë i janë bashkuar subjektit më të ri të skenës politike shqiptare.
Sipas Kovaçit, disa pedagogë kaën pjesëmarrës në shpalosjen e partisë ‘neë’, mirëpo ai vetë hodhi poshtë kategorikisht pjesëmarrjen duke thënë se nuk dëshironte të ishte i pranishëm në prezantimin e partisë.
Kovaçi shtoi se kjo nismë e re i duket shumë e dyshimtë dhe ende nuk i ka qëllimet e qarta.
Fjalët e Kovaçit:
“Që ta krijosh një nismë studentore, duhet të kesh të paktën 500 studentë. Ajo në fakt nuk ka lidhje me studentët, pasi është parti. Nuk është parti studentore, nuk e prodhoi sheshi. Mund të ketë persona nga sheshi, por nuk e ka prodhuar ai.
Nuk jam ftuar, disa pedagogë kanë qenë.
Nuk mund të jetë një bërthamë e fortë, një parti studentore, pasi duhet të ishte më e gjerë. Lëvizja Studentore ka një bërthamë më të fortë.
Shumica e fakulteteve janë të paorganizuara. Kjo është alternativë pozitive.
Mendoj se kjo parti u krijua për hapje oreksi.”/Mxh
