Ai është një ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë i cili çdo vit prodhon hite të padiskutueshme, nga baladat e deri tek këngët pop Alban Skënderaj ka ditur të qëndroj gjithmonë pjesë e tregut muzikor shqiptar me një stil të veçantë dhe unik që e veçon nga të tjerët. Me një bagazh muzikor që të gjithë e duan dhe e vlerësojnë për krijmtarinë dhe cilësinë që ai ofron.
Pas disa koncerteve recitale të sukseshëm në të cilat mbushi stadiume në Shqipëri dhe jashtë vendi, suksesi i tij tashmë vjen me një dhuratë për fansat.
Këtë herë ai vjen më pranë tyre me diçka speciale, që e rikthen në shtëpi siç thotë dhe ai vetë. Pas plot 15 vitesh Alban Skënderaj riktheht me një album i cili siç dhe vetë këngëtari e prezanton është një vepër në një trup të vetëm, me këngë që janë frymëzuar nga rrënjët tona shqiptare. Ashtu siç dhe ai ka përzgjedhur të titullohet albumi “Rrënjët”
Ky është albumi i tretë i këngëtarit, albumi i parë titullohet “Falld në shkretëtirë” në vitin 2006, i dyti “Melodi” në vitin 2008 dhe i treti në vitin 2011 “Ende ka shpresë”
Ne mezi presim ta dëgjojmë këtë rikthim të tij i cili publikohet më 2 maj.
“Ka disa gjëra që flenë brenda nesh, vite me rradhë pa bërë zë,, janë kujtime, tinguj, aroma, janë zëra që i kemi ndjerë dhe kujtuar qëkur kemi qenë fëmijë dhe një moment në jetë i harrojmë. Ose më mirë mendojmë se i harrojmë, por ato nuk ikinin kurrë. Rrinë aty diku thellë dhe presin të rizgjohen.
Unë jam larguar në një moshë shumë të re dhe nuk pata mundësinë të njihem thellësisht me muzikën tonë, por gjurmët e motiveve tona sado pak pa vetëdije lanë shenjë dhe tek unë. Njeriu mund të jetojë kudo në botë, mund të dashurojë shumë vende, shumë kultura, shumë tniguj, por ka disa gjëra që të flenë në shpirt dhe ato herët a vonë të thërrasin. Pas 15 vitesh rikthehem me një album, ndoshta më i veçanti dhe më i ndjeri që kam krijuar deri tani. Janë këngë që kanë buruar në mënyrë spontane dhe instiktive dhe të gjitha lidhen natyrshëm me njëra tjetrën. Nuk është vetëm një album për mua është një frymë, është një vepër si një trup i vetëm. Pas shumë vitesh që bëj muzikë pata nevojë instiktive të eksploroj dhe të frymëzohem nga rrënjët tona që janë vlerë e jashtëzakonshme e kulturës dhe identitetit tonë. Shpresoj shumë që kur ta dëgjoni të gjeni dhe ju një copëz nga vetja brenda tij. Sepse në fund të fundit të gjithë kthehemi diku. Edhe unë këtë herë me këtë album jam kthyer në shtëpi.”/MXH
