Ngjarjet e mbrëmjes së fundit në spektaklin Ferma VIP kanë sjellë një zhvillim të papritur, pas sjelljes së fermere Fabjola Elezaj gjatë Prime-it, ku pati tensione dhe një gjuhë të konsideruar të papërshtatshme ndaj moderatores Arbana Osmani, si edhe përplasje me fermerin Dj Bujaka.
Menjëherë pas këtyre incidenteve, në fermë ka mbërritur një zarf me vendimin e “Agait”, i cili ka vendosur të anulojë televotimin e mëparshëm dhe të hapë një proces të ri votimi.
Publiku është tashmë përballë një pyetjeje vendimtare: a duhet të vazhdojë Fabjola Elezaj rrugëtimin e saj në Ferma VIP apo të largohet nga gara?
Vendimi i fundit i lihet sërish audiencës, e cila pritet të përcaktojë fatin e saj brenda spektaklit./mxh
