Last Updated on 16/10/2026 by EL
Zhvillimet në kryeqytet kanë marrë një tjetër rrjedhë me lëvizjen e protestuesve në akset kryesore.
Pas tensioneve të njëpasnjëshme dhe momenteve të dialogut me kordonin e policisë, turma masive e protestuesve është larguar nga Rruga e Durrësit.
Ndërkohë tashmë protestuesit kanë nisur një marshim përgjatë rrugëve të Tiranës, duke u drejtuar tashmë drejt godinës së Kryeministrisë.
Lëvizja e turmës po vijon mes thirrjeve dhe mobilizimit të qytetarëve, ndërkohë që forcat e rendit po ndjekin situatën përgjatë itinerarit të marshimit./et
