Reperi i njohur Capital T ka reaguar përmes një videomesazhi, duke shprehur mbështetjen e tij për protestat studentore në Shqipëri.
Reagimi i artistit vjen pak ditë pasi ai pati një bisedë telefonike me një efektiv policie nga Shqipëria, i cili i kërkoi të paraqitej pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara.
Capital T thekson se pamjet e dhunës dhe situata e krijuar nuk mund të kalohen në heshtje, duke nënvizuar se mirëqenia e popullit të tij është mbi çdo angazhim profesional.
Artisti shprehet se është thellësisht i prekur nga zhvillimet dhe se nuk mund të vazhdojë aktivitetin e tij muzikor sikur të mos kishte ndodhur asgjë./k.m
