Last Updated on 11/10/2026 by EL
Një sulm i ri në Aeroportin King Khalid të Riadit ka shkaktuar disa të plagosur, pas sulmit të djeshëm, të cilin e morën përsipër rebelët Huthi, që la pas 12 të vdekur dhe 300 të plagosur.
Sipas mediave të huaja, Autoriteti i Aviacionit Civil Saudit raportoi lajmin, ndërkohë që po punohet për të përllogaritur bilancin e dëmeve.
Sulmi goditi terminalin nr.4, ku shpërtheu një zjarr, ndërsa ditën e djeshme u shënjestrua Terminali nr.3.
Aeroporti është ende i mbyllur për pasagjerët, kështu që të plagosurit besohet të jenë mes forcave të sigurisë dhe stafit të aeroportit.
Ndërsa ditën e djeshme, objekti u godit ndërsa ishte plot me pasagjerë./et
