Partia Socialiste nuk do të pranojë tërheqjen e firmave nga Partia Demokratike për 7 kandidatët që mbështeti për Avokat Populli. Burime bëjnë me dije se tërheqja e firmave është jashtë afatit dhe të gjithë emrat do të shkojnë për votim në seancën e së enjtes që vjen.
Një ditë më parë Partia Demokratike njoftoi papritur se tërhoqi firmat e të gjithë deputetëve që do t’i përcilleshin seancës për votim me argumentin se nënshkrimet janë dhënë para se kandidatët të kalonin filtrin e komisionit të ligjeve.
