Last Updated on 06/03/2026 by EL
PDK thotë se do të pranojë çdo datë zgjedhjesh që caktohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Pas takimit konsultativ me presidenten për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, kreu i PDK-së Bedri Hamza tha se partia e tij nuk ka një datë të preferuar për mbajtjen e votimit.
Sipas tij, PDK do të mbështesë çdo datë që caktohet nga presidentja, për sa kohë ajo është në përputhje me afatet ligjore dhe kushtetuese.
“Cila do datë që caktohet nga presidentja e vendit në përputhje me afatet ligjore dhe kushtetuese”, tha Hamza.
Ai shtoi gjithashtu se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhjet që pritet të mbahen pas shpërndarjes së Kuvendit./et
