Në malin e Tomorit po zhvillohet pelegrinazhi tradicional për festën e Abaz Aliut, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të komunitetit bektashi, që çdo vit mbledh besimtarë dhe vizitorë nga vende të ndryshme.
Kjo festë përcjell përtej dimensionit fetar edhe një mesazh të fortë për paqen, tolerancën dhe bashkëjetesën fetare.
Baba Mondi, gjatë fjalës së tij, tha se “Abaz Aliu” është një urë bashkimi jo vetëm për bektashinjtë, por për të gjithë njerëzit që besojnë te paqja dhe mirëkuptimi mes komuniteteve.
Pelegrinazhi në malin e Tomorit mbetet një dëshmi e gjallë e një prej pasurive më të mëdha të shoqërisë shqiptare, bashkëjetesës fetare.
Festa e Abaz Aliut vijon të ruajë kështu jo vetëm traditën shpirtërore, por edhe vlerat e tolerancës dhe bashkimit që karakterizojnë historinë e bashkëjetesës fetare në Shqipëri.
“Le të jetë Abaz Aliu një urë që bashkon jo vetëm bektashinjtë, por të gjithë njerëzit që besojnë te paqja.
Pelegrinazhi është një dëshmi e gjallë e një prej pasurive më të mëdha, bashkëjetesa fetare.
Më shumë dashuri dhe paqe për ju dhe familjet tuaja. Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti i bekoftë familjet tuaja, Zoti sjelltë paqe në familjen tuaj. Ju uroj një pelegrinazh të bekuar. Dritë dhe paqe në familjet tuaja”, theksoi Baba Mondi në fjalën e tij/kb
