Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ndjekësit i është përgjigjur pyetjes nëse zjarret që kanë përfshirë vendin kanë të bëjnë me Paketën e Maleve dhe a mund të shkojë qeveria deri në këtë pikë sa t’i vërë flakën vendit për interesa meskine.
Berisha është përgjigjur se kemi të bëjmë me një qeveri kriminale duke përmendur një shprehje të popullit “ku ka zë nuk është pa gjë”.
“Do të më falni, po kjo është organizatë kriminale, nuk është qeveri. Dhe ju garantoj se në funksion të politikave të saj të diktuara nga organizatat kriminale është e aftë të ndërmarrë çdo akt. Dhe ‘aty ky ka zë, nuk është pa gjë’, thotë populli”, tha Berisha./Kb
