Last Updated on 02/03/2026 by Anisa
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka zhvilliuar sot një vizitë zyzrtare në Kosovë. Në një takim të zhvilluar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u riafirmua partneriteti i ngushtë dhe bashkëpunimi strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Gjatë takimit u theksua se koordinimi i vazhdueshëm mes dy vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon. Palët nënvizuan rëndësinë e veprimit të përbashkët diplomatik dhe institucional për të përballuar sfidat aktuale dhe për të çuar përpara interesat strategjike kombëtare.
Bashkëpunimi Shqipëri–Kosovë mbetet një faktor kyç për konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit.
Postimi i plotë
