Last Updated on 17/11/2026 by Klara
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për veprat penale që lidhen me pengim të drejtësisë.
Ai është shpallur fajtor për trentativë për pengimin te personave zyrtare në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të veprimit të përbashkët Fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Gjithashtu është shpallur fajtor për mosbindje ndaj gjykatës.
Bashkim Smakaj është dënuar me 12 muaj burgim. Ai është shpallur fajtor për pengim të personave zyrtarë, për mosbindje të Gjykatës.
“Meqenëse keni kaluar më shumë muaj në paraburgim, ju liroheni”, ka thënë gjyqtari Gosnell.
Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm për akuzat në rastin për pengim të drejtësisë. Gjyqtari Christopher Gosnell urdhëroi lirimin e tij pas përfundimit të seancës, pasi koha e kaluar në paraburgim ia mbulon dënimin e shqiptuar.
Fadil Fazliu u dënua me 12 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë. Megjithatë, ai do të lirohet pas përfundimit të seancës, pasi koha e kaluar në paraburgim ia mbulon dënimin e shqiptuar.
Hajredin Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht. Dënimi nuk do të ekzekutohet nëse Kuçi nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës njëvjeçare të provës.
Prokuroria thotë se Thaçi, gjatë vizitave që ka pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë në vitin 2023, u ka dhënë të bashkakuzuarve informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e tyre./k.m
