Last Updated on 07/05/2026 by Monika
Shakira do të rikthehet edhe një herë në skenën e futbollit botëror me këngën e saj më të re “Dai Dai”, e cila do të jetë himni zyrtar i Kupës së Botës FIFA 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada gjatë muajve qershor dhe korrik.
Artistja e njohur e bëri njoftimin këtë të enjte përmes një videoje të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale, ku zbuloi se videoklipi zyrtar i këngës do të publikohet më 14 maj.
Kjo shënon herën e tretë që Shakira krijon muzikë për një Kampionat Botëror. Në vitin 2010 ajo publikoi hitin legjendar “Ëaka Ëaka (This Time for Africa)”, himni zyrtar i Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, ndërsa katër vite më vonë solli këngën “La La La (Brazil 2014)” për turneun e zhvilluar në Brazili.
Në videon promovuese, të filmuar në stadiumin legjendar Maracana Stadium në Rio de Janeiro, Shakira shfaqet e veshur me një bluzë të verdhë dhe pantallona të shkurtra blu, e shoqëruar nga balerina dhe topa futbolli, ndërsa interpreton fragmente nga kënga e re “Dai Dai”./Mxh
