Raporti mes Klodit dhe Elijonës po vazhdon të komentohet gjerësisht në rrjet, ndërsa veprimet e tyre të fundit kanë nxitur edhe më shumë aludimet për një lidhje mes tyre.
Pak ditë pasi u panë së bashku në Tiranë, ish-finalistët e “Big Brother” kanë publikuar postime nga i njëjti udhëtim ajror, duke zbuluar se ndodhen drejt Stambollit.
Ndjekësit kanë vënë re ngjashmëritë në fotot e publikuara nga avioni, ndërsa vëmendje ka marrë edhe një audio e postuar nga Elijona në rrjetet sociale.
Në regjistrim dëgjohet Klodi duke folur në turqisht dhe duke thënë: “Merhaba, günaydın!”, teksa Elijona i sfidon fansat të zbulojnë personin që e shoqëron në udhëtim.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka publikuar ende një foto së bashku, postimet dhe detajet e ndara online kanë bërë që ndjekësit të besojnë se dyshja po kalon kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit jashtë Shqipërisë.
Pamjet nga avioni dhe vendndodhja e përbashkët në Stamboll kanë mjaftuar për të ndezur edhe më shumë thashethemet rreth raportit të tyre./mxh
