Nga Mentor Kikia
“Pershtatja” e Mozaikut “Historia e Shqiperise” ne fasaden e Muzeut Kombetar shkaktoi nje debat te forte publik.
Thuajse te gjithe e moren per cmenduri qeveritare, per te promovuar ligjin e barazise gjinore.
U deshen sqarime zyrtare e me tej, per te kuptuar se “heroinen” e mozaikut nuk e kishin qethur.
U deshen gjithashtu sqarime per te kuptuar se ne mozaik nuk ishin bere nderhyrje deformuese, por koka e qethur e gruas ishte nje instalacion, nje “pllakate” e mbivendosur mozaikut origjinal, si nje thirrje sensibilizuese per kancerin e gjirit tek grate.
Bukur shume!
Edhe pse perdorimi i nje monumenti kulture, unik si ky, per te tilla qellime, ha diskutim tjeter!
Por kur u deshen kaq shume sqarime per te mesuar se cfare ishte ai instalacion qe ngjante aq shume real ne fakt, e mendoni se kjo ia ka arritur qellimit, pra qe grate dhe vajzat ne menyre masive ta kene kuptuar mesazhin qe duhej dhene?
E kur kete s’e kuptuan “burrat dhe grate inteligjente”, qe ne vend te sensibilizimit, u mobilizuan kunder instalacionit/“deformimit”, mendoni se e kane kuptuar te gjitha shtresat sociale per t’i nxitur qe te bejne mamografine dhe depistime te tjera?
Te tilla mesazhe duhet te jene sa me te thjeshta, duke iu pershtatur cdo targeti dhe cdo niveli te shoqerise.
Gjithesesi, instalacioni tregoi e nxiti dicka tjeter:
Qe shoqeria ka ende nerv dhe po ta pickosh i levizin gjymtyret, nuk i jane mpire plotesisht.
Reagimi per nje demtim te supozuar apo nje shperfytyrim te supozuar te trashegimise historike, ishte i admirueshem.
Per sensibilizimin e grave kunder kancerit, gjeni ndonje simbolike tjeter, me komunikuese me publikun, dhe besoj se do ju bashkohen te gjithe. Edhe une!/kb

