Last Updated on 23/10/2026 by Klara
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka vlerësuar kolonel Agostino Piccirillon, i cili përfundon mandatin e tij si Atashe Ushtarak i Italisë në Tiranë, për profesionalizmin dhe kontributin në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Në një publikim në rrjetet sociale, Nufi theksoi se Shqipëria dhe Italia synojnë të konsolidojnë më tej partneritetin afatgjatë, përmes rezultateve konkrete dhe përballimit të përbashkët të sfidave të sigurisë në Evropë.
Në prani të ambasadorit italian në Tiranë, Marco Alberti, është mirëpritur edhe atasheu i ri ushtarak italian, kolonel Davide Valente, i cili do të vijojë misionin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ministri Nufi i ka uruar suksese në detyrën e re, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë do të vijojnë të forcohen në fusha me rëndësi strategjike.
Bashkëpunimi mes dy vendeve pritet të vijojë në modernizimin e mbrojtjes, zhvillimin e kapaciteteve ushtarake, industrinë e mbrojtjes, arsimimin dhe stërvitjen ushtarake, si dhe në rritjen e gatishmërisë operacionale./k.m



