Last Updated on 23/04/2026 by Monika
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka bërë me dije se nëse deputeti Luçiano Boçi nuk kthehet në sallë, në emër të grupit parlamentar paralajmëron se deputetët e opozitës do të largohen nga salla.
Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi shpjegoi se masa u mor për disa arsye.
“Është respektuar hapësira e opozitës. Të gjitha temat janë folur, akuza kundërakuza janë trajtuar. Në pikën kur ndodhi tensionimi i seancës ishte jashtë temës.
Zoti Boci s’e kërkoi fjalën për replikë, u ngrit zuri foltoren. S’më lejon etika të them si foli prandaj mori masën”, tha Peleshi./Mxh
