Përfaqësuesja e Partisë Mundësia, me kryetar Agron Shehajn, Frida Mavriqi, ka komentuar sot përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste.
Ajo evidentoi në një intervistë përplasjen e ethshme brenda PS-së, ku fokusin e ndali te Spiropali. Sipas saj, Elisa duhet të dalë dhe të rrëfejë emra, përndryshe çdo gjë ngelet në rrafshin e spekulimeve, ku Mavriqi i etiketoi deklaratat e ish-deputetes socialiste si deklarata boshe që nuk tregojnë asgjë, duke e kritikuar ashpër Spiropalin për qëndrimin që po mban nëpërmjet këtyre deklaratave.
Mavriqi e cilësoi situatën e luftës në PS si një luftë tërësisht në kuadër të pushtetit dhe ngulmoi që Spiropali të fillojë të bëjë ‘fact-check’, duke hedhur hije dyshimi nëse ajo me të vërtetë ka fakte dhe nuk flet në ajër.
Mavriqi ashpër i është kundërpërgjigjur Spiropalit edhe për faktin se ajo flet për një sistem të ndryshuar të PS-së dhe për këtë përfaqësuesja e Partisë Mundësia ka adresuar faktin se mungesa e demokracisë ishte e dukshme qëkur, por vetëm tani Spiropalit iu zgjua ‘shikimi’ për të parë se në çfarë demokracie ka përfunduar Partia Socialiste.
Fjalët e Mavriqit:
“Që nuk ka demokraci brenda PS, nuk presim që të na e thoshte Elisa.
Detajet që ka thënë Spiropali janë thënë për vite me radhë. Nuk tha asnjë gjë që shqiptarët nuk e dinim.
Nëse vërtet Spiropali e ka të vërtetë rebelizmin të dalë të protestojë. Me deklarata boshe ne jemi mësuar. Kur preken interesa personale kanë reaguar dhe të tjerë. Unë e shoh si luftë të brendshme. Se kush do fitojë midis pushtetit dhe Spiropalit këtë do e shohin vetë.
Por, Spiropali në ka dijeni për vjedhje korrupsion të dalë të flasë me emra.”, tha Mavriqi./Mxh
