Last Updated on 22/06/2026 by EL
“Mos harro Çamërinë!” Me këtë moto në Tiranë ka nisur Java Çame.
Shoqata patriotike “Çamëria” përkujton 82-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.
Ngjarje që tek shqiptarët e Çamërisë që kanë përjetuar masakrat është ende e gjallë.
Ata i bëjnë thirrje institucioneve shqiptare dhe faktorit ndërkombëtar të ndërhyjnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen çame.
Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës. Mijëra persona u vranë e mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin drejt Shqipërisë. Pronat iu grabitën dhe iu konfiskuan nga shteti grek, ndërsa fshatrat iu dogjën e iu shkatërruan./ET
