Me temperaturat e larta dhe përdorimin e vazhdueshëm të kondicionerëve, gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin zgjidhje natyrale për ta bërë shtëpinë më të freskët. Sipas revistës italiane Grazia, disa bimë të brendshme ndihmojnë në krijimin e një mikroklime më të këndshme, duke rritur lagështinë e ajrit dhe duke e bërë vapën më të përballueshme.
Ekspertët shpjegojnë se kjo ndodh falë procesit të evapotranspirimit: bimët thithin ujin nga toka dhe e lëshojnë atë në formë avulli përmes gjetheve, duke e bërë ajrin të ndihet më i freskët dhe më pak i thatë.
Ndër bimët më të rekomanduara për verën janë palma Areca, Pothos-i dhe fieri i Bostonit, të cilat ndihmojnë në rritjen e lagështisë dhe përmirësojnë ndjesinë e komfortit në ambiente të mbyllura. Edhe bimë si aloe vera, Ficus Benjamin dhe Calathea njihen për aftësinë e tyre për të krijuar një ambient më të këndshëm gjatë ditëve të nxehta.
Sipas specialistëve, grupimi i tre deri në pesë bimëve në një kënd të ndriçuar të shtëpisë mund të krijojë një “mikroklimë të gjelbër”, duke e bërë hapësirën më të freskët dhe më të rehatshme, pa rritur konsumin e energjisë./mxh
