Last Updated on 28/10/2026 by Monika
Në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Superiores, Elbasani ka realizuar një përmbysje spektakolare 2-1 ndaj Partizanit.
Të kuqtë e kryeqytetit e nisën sfidën me ritmin e duhur dhe kaluan në avantazh falë një goli në debutim nga Jovicic.
Pjesa e parë u mbyll me këtë epërsi minimale për miqtë, por fraksioni i dytë solli një histori tjetër në fushë. Elbasani u hodh në sulm dhe barazoi shifrat në minutën e 82-të me anë të Mazarit. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Nikaj dërgoi topin në rrjetë duke kompletuar përmbysjen e madhe.
Goli i avantazhit u rishikua gjatë në sistemin VAR përpara se arbitri ta pranonte përfundimisht si të rregullt. Ky sukses i ngjit verdheblutë në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Partizani thellon krizën në fund të renditjes me katër pikë.
Në takimin tjetër, Skënderbeu dhe Laçi ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1 në Korçë. Juglindorët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, pas golit të shënuar nga Lagonydis. Për kurbinasit barazoi Traore në minutën e 66-të.
Skënderbeu mban vendin e tetë me 10 pikë, ndërsa Laçi me një pikë më shumë mban vendin e pestë./mxh
