Last Updated on 22/11/2025 by Monika
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ndau sot një qëndrim ndryshe të opozitës lidhur me deklaratat e Komisioneres Kos për zgjedhjet e 11 majit.
Bylykbashi u shpreh se nëse zgjedhjet do të ishin të lira e të ndershme, sikurse u përmend, nuk do të bëhej reforma zgjedhore në Shqipëri.
Deklarata nga Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, u bë të premten gjatë samitit me liderët e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë.
“Nëse e ke lexuar raportin, të paktën pjesën e parë, ku e gjetë këtë të lira dhe të ndershme? Kështu që ajo që kërkoj politikisht është që duhet ta tërheqë atë deklaratë. Nëse janë të lira e të ndershme përse po bëjmë reformë zgjedhore. Kjo është vetëm dëshira e saj për të mbajtur një pozicion që është i pajustifikueshëm”,-tha Bylykbashi.
